Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini ka deklaruar sot nga Beogradi se cështja e antenave të telefonisë serbe në Kosovë duhet të zgjidhet në mënyrë teknike.

“Italia është e mendimit se cështja e rrjetit të telefonisë serbe në Kosovë duhet të zgjidhet në mënyrë teknike dhe të mos bëhet cështje politike”, ka pohuar Frattini.

Pas takimit me homologun serb Vuk Jeremic, Frattini ka folur edhe për samitin e ardhshëm të Sarajevës, duke dhënë sugjerimin e tij për zhvillimin.

“Unë kam propozuar që samiti të mbahet si ai i zhvilluar gjatë presidencës ceke, ku nuk ishte shënuar emri i shteteve”, ka saktësuar Frattini.

Top Channel