Zyrtari i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Aleksandar Vershbou ka deklaruar se cështja e Kosovës ndikon tek marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se Serbia po kthehet në një vend demokratik, po bashkëpunon me gjykatën ndërkombëtare të Hagës dhe po vendos raporte solide me Amerikën në fushën e mbrojtjes.

“Por ky vizion inkurajues rrezikon të dështojë për shkak se Beogradi sheh nga e kaluara, përkatësisht nga Kosova”, ka pohuar Vershbou.

Sipas tij, fushata kundër pavarësisë që po zhvillon Serbia mund ta largojë atë nga ambicjet e saj evropiane.

“Serbia është në udhëkryq, nëse do të lëvizë drejt së ardhmes evropiane, apo do të mbetet e zhytur në batakun e obsesionit të së kaluarës. Aktualisht ajo po përpiqet t’i bëjë të dyja, gjë që për mua është e pamundur”, ka shtuar zyrtari amerikan.

Top Channel