Reja e hirit, anulohen 3 fluturime në Shkup

16/04/2010 14:15

Autoritetet maqedonase kanë pezulluar tre fluturime të planifikuara për pasdite në aeroportin e Shkupit, për shkak të resë gjigande të hirit që ka ardhur nga aktivizimi i vullkanit në Islandë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, fluturimet e anuluara janë njëri për në Pragë, i kompanisë ajrore “CSA”, një për në Budapest me linjën “Malev” dhe një për në Bruksel, me linjën “Airlift Service”.

Ndërkohë, pritet të realizohen fluturimet për në Stamboll, Vjenë, Lubjanë dhe Zagreb, saktësojnë burimet mediatike.

Aktivizimi i vullkanit në Islandë nxorri re të mëdha hiri, të cilat po lëvizin në të gjithë Evropën, duke paralizuar fluturimet në kontinentin e vjetër.

Top Channel