Kosovë, 7 të arrestuar për trafik të qenieve njerëzore

16/04/2010 18:40

Policia kosovare ka arrestuar shtatë persona që dyshohen për trafik të qenieve njerëzore. Arrestimet janë bërë jo shumë larg kufirit me Serbinë.

Mjeti që transportonte disa persona që vinin nga Shqipëria dhe kërkonin të hynin në mënyrë të paligjshme në Serbi, nga ku mund të shkonin lehtësisht në vendet e tjera të BE-së, është ndalur në rrugë.

Nga kontrolli ka rezultuar se asnjë prej tyre nuk kishte dokumenta të vlefshme me vete.

Të arrestuarit janë katër shqiptarë, dy kosovarë dhe një serb.

Top Channel