Sejdiu ngushëllon trupat polake

12/04/2010 16:45

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu është takuar sot me kontigjentin e trupave polake që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, të cilëve u ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e presidentit polak Lech Kaczynski.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, Sejdiu hodhi edhe mesazhin e tij në librin e zisë.

Më tej ai falendëroi trupat polake për kontributin e dhënë dhe u shprehu atyre solidaritetin e popullit të Kosovës në këto momente të vështira.

Top Channel