“Gjueti” për trashëgiminë e kampionit të shahut

09/04/2010 16:45

Dy vjet nga vdekja e ish kampionit të botës në shah, Bobby Fisher, vazhdon lufta për trashëgiminë e tij që vlerësohet rreth 3 milionë dollarë.

Cështja ka arritur deri në zhvarrosjen e trupit të tij nga ku do dalë ADN-ja që do krahasohet me atë të një vajze 8 vjecare, e cila mendohet se ka lindur nga lidhja e Fisher me një filipinase. Ficher, i lindur amerikan dhe i vdekur si islandez është varrosur në Rejkjavik.

Zhvarrosjen e trupit e ka kërkuar Marylin Young, e cila mendon se nga lidhja e saj me kampionin ka lindur vogelushja, tashmë 8 vjecare. Në listën e njerëzve që ëndërrojnë trashëgiminë janë edhe një grua bashkë me dy nipërit, Alexander e Nicholas Targ. Shahistja japoneze Miyoko Watai, e cila e ftoi Ficher në vitin 2000 në vilën e saj në Tokjo, këmbengul se u martua me të në vitin 2004, por gjykatësit islandezë nuk ia kanë njohur certifikatën e martesës.

Fisher, i vlerësuar me koeficentin e inteligjencës 180, ishte i pari kampion i botës në shah jo sovjetik. Ai filloi të luajë që në moshën 15 vjecare dhe shpesh herë deklaronte: “Idealet e mija jane shahu dhe paratë. Dua të bëhem shumë i pasur”.

Në vitin 1992 ai pranoi 3.5 milionë dollarë për t’u përballur me Spassky-n në Serbi dhe kjo i kushtoi një mandat arresti nga SHBA, pasi në atë kohë ekzistonte embargoja ndërkombëtare ndaj Beogradit. Pas asaj periudhe ai u transferua në Japoni dhe Filipine ku mbylli edhe ditët e fundit të jetës.  

Top Channel