“Apple” prezanton opsionet e iPhone-it të ri

09/04/2010 13:35

Kompania “Apple” ka prezantuar disa nga 100 opsionet e reja që do të përfshihen në sistemin operativ të iPhone-ve më vonë gjatë vitit.

Tek opsionet e reja përfshihet një platformë paralajmërimi që quhet iAd dhe që do të përdoret për të zëvendësuar paralajmërimet në aplikime të bëra nga të tretët.

Themeluesi i “Apple” Steve Jobs paraqiti opsionin multifunksional të pritur prej kohësh, i cili do t’iu lejojë përdoruesve të shohin më shumë se një program në të njëjtën kohë.

iAd shënon “bastisjen” e parë të “Apple” në një treg të ri dhe shumëfitimprurës, si dhe e vë atë në mënyrë direkte kundër modelit të reklamimit të Google.

Top Channel