Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti po përballet me një përcarje në radhët e partisë së tij.

Sipas mediave maqedonase, nje grup anëtarësh “rebele” po i kërkojnë Ahmetit prishjen e koalicionit qeveritar me VMRO/DPMNE-në.

Sipas burimeve, shkak për këtë qëndrim të strukturave “rebele” të BDI-së janë bërë partneriteti joparimor dhe mungesa e transparencës në bashkëqeverisje.

Burimet shtojnë më tej se këto presione në radhët e partisë së tij Ahmeti i ka diskutuar edhe me përfaqësuesit nderkombëtarë në Maqedoni.

Top Channel