Kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova ka pontecial per zhvillim dhe se ne kete moment ajo ka nevoje edhe per ndihmen e vendeve mike per t’u afirmuar si shtet.

Deklaraten e tij Haradinaj e beri gjate nje takimi me nje delegacion nga Universiteti i Bretfordit, disa nga anetaret e te cilit jane nga vende qe nuk e kane njohur ende Kosoven.

“Me njohjen e Kosoves ndihmohet procesi i integrimeve rajonale, si dhe zhvillimi i nje vendi qe ka si synim te ndihmoje rajonin ne kete axhende”, ka pohuar Haradinaj.

Nga ana e tyre, perfaqesuesit e delegacionit falenderuan liderin e AAK-se per takimin dhe njekohesisht shtruan pyetje te ndryshme rreth zhvillimeve politike ne Kosove dhe rajon.

Top Channel