France, imazhe shokuese per fushaten anti-duhan

23/02/2010 17:20

Nje fushate e ndermarre nga Shoqata e anti-duhanpiresve ne France ka nisur reklamimin e imazheve shokuese qe kane prodhuar polemika te medha ne vend.

Imazhet e fushates jane hedhur ne treg diten e hene, ku foto me meshkuj dhe femra simulojne nje akt ekstrem seksual, me ndryshimin e vetem se ne goje kane edhe nga nje cigare. “Duke tymosur behesh skllav i duhanit”, eshte motoja e kesaj fushate.

Kreu i shoqates, Gerard Audureau shprehet se duhanpirja eshte nje forme nenshtrimi. “Ky imazh eshte simboli i vertete i ketij nenshtrimi”, thekson ai. Nderkohe, shume shoqata te tjera ne mbrojtje te familjes dhe gruas e kane kundershtuar ashper kete fushate qe do zgjase deri ne 31 maj.  

Top Channel