SHBA, nderron jete femra me e vjeter

18/11/2009 10:50

Ka nderruar jete ne moshen 114 vjecare femra me e vjeter e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Olivia Patricia Thomas i mbylli syte pergjithmone diten e hene ne St. Francis prane Buffalo-s. Lajmin e ben te ditur Fox News ne faqen e internetit. Olivia lindi ne 29 qershor te vitit 1895 dhe ishte njeriu i trete me i moshuar ne planet.

Nderkohe, japonezja Kama Chinen, e lindur nje muaj e 19 dite me pare se Olivia Thomas, vazhdon te mbaje vendin e pare ne renditjen e njerezve me te moshuar ne bote.

Top Channel