Test i shpejte per lengjet ne aeroporte

20/10/2009 13:30

Ndersa Komisioni Europian vendos qe te zgjase deri ne 2012 normen anti-terrorizem qe rregullon dhe limiton transportin e lengjeve ne bordin e avioneve, ne Gjermani do te perdoret nje metode per identifikimin e shpejte te perberjes se substancave likuide qe disponojne pasagjeret.

Shkencetaret gjermane te Research Centre Juelich kane arritur te gjejne nje motode te shpejte dhe aspak te kushtueshme me qellim ndryshimin e kesaj situate aspak te kendshme neper aeroporte.

Teknika eshte pagezuar me emrin “Spektroskopia Hilbert” dhe konsiston ne nje aparat te vogel elektronik, ne gjendje te prodhoje nje game radiofrekuencash, te cilat zgjaten ne GigaHertz dhe TeraHertz, fale se cilave eshte e mundur qe ne pak sekonda te kuptohet perberja kimike e lendeve likuide.

Metoda funksionon dhe sapo teknologjia te perfeksionohet dhe integrohet, mund te tregtohet dhe vihet ne sherbim te sigurise nderkombetare.

Top Channel