16 vjecarja nis udhetimin me vela rreth tokes

18/10/2009 11:40

Nje 16 vjecare nga Australia ka vendosur te nise nje udhetim te rrezikshem rreth botes me varken e saj me vela, per te thyer rekordin boteror duke u bere njeriu me i ri qe arrin nje gje te tille.

Adoleshentja Jessica Watson ka lene portin e Sydney e duartrokitur nga mbeshtetesit e saj, duke nisur rrugetimin e gjate. Muajin e shkuar ajo zhvilloi nje udhetim testi me nje ngarkese prej 63 tonesh ne bord. Udhetimi parashikohet te zgjase 8 muaj. Vajza nuk i ka marre parasysh paralajmerimet dhe vendosi te nisej.

Kursi i ndjekur do ta coje 16 vjecaren drejt Ekuatorit ne Zelanden e Re dhe me pas ne jug te Atlantikut. Udhetimi eshte 41.400 km i gjate. Gushtin e shkuar, 17 vjecari anglez Mike Perham nisi nje rrugetim te ngjashem, por ai u kthye tre here ne toke per probleme teknike.

Top Channel