Show nga hapesira e miliarderit kanadez

10/10/2009 14:30

Poezi, koncerte, konferenca shkencore…Prej stacionit hapesinor nderkombetar, ISS, miliarderi kanadez, themelues i Cirkut te Diellit, Gay Laloberte drejtoi nje show jashtetokesor dedikuar nevojes per te siguruar uje per njerezimin.

Ne lidhje nga 14 qytete te ndryshme te botes ishin Al Gore, Shakira, Peter Gabriel dhe Bono i U2, si edhe ambientalistet David Suzuki e Vandana Shiva.

Fale teknologjive te fundit dhe investimeve te jashtezakonshme, turisti i pare hapsinor kanadez ka marre fjalen nga bordi i ISS per te shpjeguar qellimin e eventit qe e pergatiste prej kohesh, te titulluar “Nga Toka ne yje per uje”.

Laliberte po shfrytezon misionin e tij ne hapesire per te sensibilizuar opinionin publik per temen e ujit, sidomos ne ruajtjen e rezervave te tij.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel