Tifozet balerina Pom-Pom shpesh na kane hutuar permes ekranit me sharmin dhe energjine provokuese te shfaqur ne performancat e shkurtra.

Stolisur me uniforma trendi ato recitojne,kendojne ne kor, kercejne dhe aktrojne nga pak.

Ne Shqiperi konvertimi i pom-pomeve ndodh me femrat tifoze.

Eneida eshte tifozja 16-vjecare ne klasen e nente te shkolles ‘Avni Rustemi’.

Sapo  eshte kthyer nga shkolla dhe po del nga apartamenti ku banon.

eshte ora kur  takohet me shoqen e klases  per te ndjekur live pasionin e tifozerise ne stervitje.

Ecin krah per krah nen ethet e ndeshjes. Konsultohen per mesimet dhe drejtohen nga palestra e Sport Klub Tiranes.

Hyjne brend  dhe presin ne stola te mblidhet grupi i tifozeve bardh e blu.

Eneida dhe shoqet e saj i njohin vajzat Pom-Pom dhe deshira e tyre eshte qe ta realizojne edhe ne Shqiperi per ekipin  e zemres.

Gjuha e tifozeve eshte e koduar, ato flasin me shkurtime dhe parrulla.

Eneida si “Pom-pome” e kryeqytetit tregon se rekordet e britmave te gezimit i ka thyer jashte Tiranes neper turne kampionatesh.

Pas stervitjes Eneida del nga palestra dhe ulet ne klubin e fansave te basketit te Tiranes. Merr gazetat sportive dhe shfletone faqet e lojrave me dore.

Se bashku me vajzat tifoze ajo na tregon se cdo fanele e Tiranes ka kuptimin e numrit te lojtarit a lojtares qe adhurojne.

Nje menyre per t’i shpetuar kurtheve te adoleshences, eshte te ndjekurit e sportit ne ekrane ose pas kuintave.

Eneida dhe shoqeria e tifozeve Junior kane te njejtin motiv: Te jene fituese ne cdo sfere te jetes!

FOTO GALERI
1/3

Top Channel