E shikon cdo nate rrugeve te kryeqytetit, me kutine e camcakezave ne dore, e cila here zbrazet, here qendron plot, varet nga fati qe i rezervon nata.

Quhet Din Aliu, eshte 11 vjec, pjese e armates se te miturve  qe shesin rrugeve te metropolit tone. Per te eshte e huaj shtepia e ngrohte  apo perrallat para gjumit, nata e tij fillon duke shitur cemcakez.

Dini e ka filluar kete pune qe kur  ishte  gjashte vjec, atehere kur i ati nga nje aksident fatal humbi jeten. Per te ndihmuar nenen, Dini edhe pse i vogel, vendosi t`i behej krah asaj qe e nis dhe e ngryse diten, sic thote ai, mbi gjilperen e makines qepese. I fundit nder 8 femijet, Dini nuk e kupton dot jeten pa punuar:

“Nuk eshte turp te punosh, turp eshte eshte vjedhesh”, thote Dini.

Cdo nate ai vjen ne qender nga periferia , per te fituar pak para.

Por,   mesnates se zhurmshme  te  metropolit shqiptar  ai i rremben edhe  argetimin. Me endrren per t`u bere si Vedat Ademi dhe me idhullin e  tij ne mendje, Michael Jackson, gjate fund-javave ai kendon  ne lokalet e Tiranes.

Dini shkon rregullisht  ne shkolle, ne  zonen ku banon, ne Bathore. Lendet e tij te preferuara jane matematika  dhe historia, por per te shitur me shume, i duhen edhe disa fjale anglisht:

I privuar nga lodrat e femijerise, i rritur para kohe, ne kete mesnate vjeshte i pelqen te rikujtoje se “eshte  ende i tille”, i pafajshem,  femija i  rrugeve te metropolit dhe i ndergjegjeve tona dhe luan ne kendin e zbrazur te lojerave ne mesnaten e heshtur te Tiranes.

Shpesh ai kthehet i lodhur ne shtepi e ka ndodhur qe ne klase ta zere gjumi.

Rruga per ne shtepi eshte e gjate, i duhet te marre dy autobuse per te shkuar deri ne  Bathore….

“Do t’i dorezoj leket mamit, do te lahem edhe pastaj do te fle”, thote i lodhur Dini.

Historia e Dinit eshte nje nga historite e  medha, qe vecon nga ajo e  7 mije femijeve qe  braktisin  cdo vit bangat e shkolles  per te bere nje pune te tille. Ate nuk e detyron njeri te shese, ai ka marr persiper te jete “burri” i shtepise, trup-vogel dhe i brishte,  qe  ka vendosur  prej 5 vitesh  me deshire  “ta prese  agimin zgjuar “ !  

FOTO GALERI
1/5

Top Channel