Te ulur ne tren si ne metro, njeri perballe-tjetrit; kjo eshte ideja e nje shoqerie angleze e specializuar ne design e brendshem te avioneve.

Ky ambient, te themi te drejten, ka pak te beje me luksin. Koncepti i prezantuar nga “Design Q”, – kompani e njohur per krijimin e poltronave komode te klasit te pare te avioneve te Virgin Atlantic,- te kujton me shume avionet ushtarake qe sherbejne per transportin e trupave.

Pasagjeret ulen ne karrige te vogla, si ne nje autobus, apo metro (te cilen ende nuk e kemi ne Shqiperi…)

Por udhetimi ne keto kushte e ka nje mire: Cmimin e ulet te biletes.

Qellimi i avionit te ardhshem eshte ulja e kostos se biletes dhe rritja e numrit te udhetareve, pavaresisht se komoditeti nuk eshte per t’u admiruar.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel