Hedh shishen ne Atlantik, e gjen ne Kalifornia

11/09/2009 04:10

Hedh nje shishe me nje leter ne te ne Bermuda dhe disa dite me pas niset per ne shtepine e saj ne Masacusets. Pas nje muaji mberrin njoftimi qe “posta” e saj ka mberritur ne Kalifornia.

Ngjarja i ka ndodhur nje vajze tete vjecare amerikane.

Ajo ndodhej bashke me familjen e saj ne ishujt britanike te Bermudas ne Atlantikun verior per te kaluar periudhen e pushimeve dhe pak dite para se ato te perfundonin dhe kur vendi ishte perfshire nga nje stuhi detare ajo hedh ne oqean shishen bashke me letren brenda.

Me pas vajza niset me familjen per ne vendlindje, Masacustes.

Me date 28 korrik mijra kilometra larg Bermudes nje 11 vjecare nga Kolorado, ndersa kishte dale per lundrim bashke me familjen e saj ne brigjet e Kalifornias, “peshkon” shishen bashke me letren brenda.

Menjehere marresja e “postes” i ka shkruar vajzes 8 vjecare per t’i treguar se ku kishte perfunduar letra e saj.

“Deshiroj qe dikush ta gjeje shishen time. Nese e gjen mund te me shkruash serish? Te lutem? Te Lutem? Te lutem”, shkruhet ne leter.

Sipas meteorologeve duke patur parasysh rrymat detare ne periudhen kur eshte hedhur ne oqean shishja duhej te kishte perfunduar dike ne brigjet e Britanise se Madhe. Mberritjen e saj ne bregdetin kalifornian ata e shpjegojne me ndonje kundrarryme te vogel oqeanike e cila ka shoqeruar shishen gjate gjithe udhetimit te saj.

Top Channel