Venter transporton kodin gjenetik te njeriut

24/08/2009 12:40

Kordoni gjenetik i nje njeriu mund te transportohet ne nje tjeter qenie njerezore.

Kete kufi te shkences e ka arritur babai i zbulimit te hartes se pare gjenetike te njeriut, Craig Venter, i cili ka hedhur nje hap te rendesishem drejt jetes artificiale.

Ne me pak se dy vjet pas transplantit mes dy bakterieve, kerkuesit kane mbyllur nje tjeter etape drejt krijimit te nje organizmi artificial, studim ky qe do publikohet i plote ne revisten “Science”.

Nga bakteri Mycoplasma mycoides shkencetaret amerikane kane modifikuar qelizat dhe me pas i kane transferuar ne Mycoplasma capricolum. Ne bakterin e fundit, ADN-ja e modifikuar filloi te ndahej duke gjeneruar nje bakter te ri dhurues te ADN-se, Mycoplasma mycoides. Studimi eshte realizuar nga Craig Venter Institute ne Merilend.

Top Channel