Vdekja e bankieres me te njohur serbe, Borka Vuçiç, ne  nje aksident automobilistik, qe ndodhi para disa ditesh ne nje autostrade, 100 kilometra ne jug te Beogradit, eshte teme qendrore e te gjitha gazetave serbe, e lidhur kjo edhe me faktin se emri i saj figuron ne nje nga aferat misterioze me te medha ne historine e mbas-luftes te Jugosllavise dhe Serbise.

 Vuçiç, bashkepunetore e ngushte e ish-diktatorit serb, Sllobodan Millosheviç, e njohur ndryshe si bankierja personale e tij, perflitet gjeresisht ne Serbi se, gjate kohes se lufterave te fundit ne ish-territoret jugosllave, ajo, ne cilesine e presidentes se nje banke serbe ne Qipro, ka ndihmuar Millosheviçin qe te nxjerre ilegalisht nga vendi rreth 12 miliarde dollare, duke i depozituar ato ne bankat e Qipros, dhe qe ai (Millosheviçi) te shmangte sanksionet ekonomike te vendosura nga OKB-ja ndaj Serbise per shkak te pjesemarrjes se ushtrise se saj ne lufterat ne Bosnje dhe Kroaci.

Madje Prokuroria e Serbise ka hapur prej vitesh (2003) nje dosje per aferen e zhdukjes se afro 12 miliarde dollareve, te pagjetura sot e kesaj dite, nga Serbia, ndersa ka disa kohe qe kishin nisur edhe seancat gjyqesore, ku znj. Vuçiç ishte deshmitare kyçe. Aksidenti fatal i saj, sipas medias serbe, ne rrethana te pashpjegueshme, e ben edhe me enigmatike aferen e zhdukjes se shumes se madhe te parave qe, sikurse thuhet ne Serbi, u çuan ne Qipro fshehurazi me aeroplan me urdher te vete Millosheviçit.

Top Channel