Spanje, vijojne flaket e medha ne Kanarie

03/08/2009 11:45

Zjarri qe ka perfshire pyllin e madh ne ishullin La Palma ne Spanje ka bere qe te evakuohen mbi 4 mije persona, perfshire turistet.

Avionet ushtarake po luftojne flaket, por disa prej tyre jane terhequr nga zonat me te goditura per shkak te intensitetit te zjarrit.

Sipas mediave lokale, situata e zjarreve eshte shoqeruar me nje renie te paperfillshme te temperaturave, nderkohe qe qeveria u ka premtuar ndihme te demtuarve.

Disa banore u shpetuan vetem pak minuta para se zjarri te perfshinte shtepite e tyre, te cilat jane shkaterruar plotesisht.

Autoritetet druhen se flaket mund te zgjerohen dhe te arrijne ne institutin vezhgues qe ka teleskopin me te madh ne bote.

Instituti “Roque de Los Muchachos” funksionon prej njezet vjetesh dhe teleskopi i tij i ri u inaugurua muajin e kaluar.

Top Channel