Nje ngarkese prej 62 kilograme lende narkotike e llojit heroine eshte sekuestruar sot nga policia kufitare e Bullgarise.

Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave droga u ndalua ne piken kufitare Ura e Danubit dhe mendohet qe si destinacion te kishte tregun holandez.

Te njejtat burime shtojne se policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit qe po transportonte drogen, i cili dyshohet si anetar i nje grupi kriminal te organizuar.

Top Channel