SHBA, projekt per afrimin e Izraelit me Sirine

13/07/2009 11:25

SHBA kerkon te vendose nje paqe te qendrueshme ne Lindjen e Mesme.

Pas deklaratave te presidentit Obama per krijimin e shtetit palestinez dhe nenshkrimin e marreveshjes se paqes mes Izraelit dhe Palestines, Shtepia e Bardhe hedh nje tjeter hap te rendesishem ne kete proces. I derguari i Uashingtonit ka mberritur ne Izrael per te diskutuar me autoritetet vendase rreth ceshtjes se paqes me Sirine.

Kryeministri Netanjahu dhe ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak do takohen sot me diplomatin amerikan Hof, pergjegjes i stafit te ngritur nga Obama per Lindjen e Mesme. Hof ka hartuar nje projekt per afrimin e Izraelit me Sirine. Ky projekt parashikon hapjen e lartesive Golan si per izraelitet ashtu edhe per sirianet.

Top Channel