Pakistan, 20 te vdekur nga perleshjet e dhunshme

10/07/2009 18:50

Perleshje te dhunshme jane regjistruar ne 24 oret e fundit ne nje rajon ne veri-perendim te Pakistanit, ku si pasoje kane mbetur te vrare 20 persona.

Lajmin e bejne te ditur agjencite nderkombetare, sipas te cilave perleshjet mes forcave te sigurise dhe rebeleve nisen pas nje sulmi te ketyre te fundit ndaj nje autokolone ushtarake.

Fillimisht forcat qeveritare kane reaguar duke vrare 4 militante dhe me pas kane nderhyre me helikopter duke vrare me shume se 10 nga radhet e tyre.

Nga radhet e ushtarakeve mbeten te vrare 6 oficere, dy ne sulmin e pare te talebaneve dhe 4 ne nje atentat tjeter.

Top Channel