Kine, 184 te vdekur nga perleshjet

10/07/2009 21:20

Bilanci i perleshjeve ne krahinen kineze te Ksinjiangut, e banuar kryesisht nga popullesi myslimane, eshte rritur duke shkuar ne 184 te vdekur.

Lajmin e ben te ditur agjencia “Kina e Re”, nderkohe qe aktiviste te shumte te te drejtave te njeriut deklarojne se viktimat mund te jene me mijera.

Burime te pakonfirmuara qe bazohen ne te dhena te mbledhura nga terreni deklarojne se numri i te vdekurve eshte rreth 3 mije.

Top Channel