Iran, Mottaki refuzon ftesen e G8

24/06/2009 10:00

Ministri i Jashtem iranian Manuchehr Mottaki njofton se nuk do te marre pjese ne mbledhjen e ministrave te G8 ne Itali.

Sipas agjencise iraniane te lajmeve ISNA Ministri i Jashtem ka deklaruar se “nuk do te marre pjese ne mbledhjen e lajmeruar te ministrave te jashtem te G8 ne Trieste ku do te flitet per situaten ne Afganistan dhe Pakistanin”.

Manuchehr Mottaki ishte ftuar nga Ministri i Jashtem italian Franco Frattini per te qene pjesemarres ne takim si perfaqesues i nje vendi fqinj me Afganistanin.

Top Channel