Talebanet: Fjalimi i Obames, spot mashtrues

07/06/2009 13:35

“Nje spot mashtrues”. Keshtu e kane cilesuar guerrilasit talebane fjalimin e presidentit amerikan Barack Obama te enjten ne Kajro.

“Nuk permbante asgje thelbesore per te reduktuar kontrastet mes myslimaneve dhe Amerikes”, thuhet ne nje shkrim te publikuar ne nje forum interneti te perdorur nga militantet islamike.

“Forcat e tij pushtuese vazhdojne te vrasin, te torturojne dhe te arrestojne myslimanet ne Afganistan e Irak, duke shkelur te drejtat e tyre pasi i mbyllin ne burgjet me te keqija”, thuhet me tej ne mesazh.

Top Channel