Rusi, tkurret ndjeshem ekonomia vendase

26/05/2009 17:50

Ekonomia e Rusise ka pesuar nje kontraktim te ashper ne muajin prill, duke pesuar nje tkurrje prej 10.5% qe nga i njejti muaj i nje viti me pare.

Lajmin e ka bere te ditur zevendesministri i Ekonomise, Andrei Klepach, sipas te cilit te dhenat e fundit zyrtare tregojne se Rusia do te kete nje deficit buxhetor prej 9% te GDP-se per vitin 2009.

Ekonomia e Rusise eshte rritur fale cmimeve te larta te naftes, qe veren e kaluar arriten ne 147 dollare per fuci. Por qe atehere, cmimi i naftes ka rene me me shume se gjysmen e tij.

Renia e ekonomise ruse ne muajin prill erdhi pasi instituti lokal i statistikave deklaroi se nga viti ne vit fitimi nga lendet baze ra me 9.5% ne tremujorin e pare te vitit.

Top Channel