Irak, atentat ne Bagdad, 30 te vdekur

20/05/2009 21:55

Mbi 30 persona kane mbetur te vrare mbremjen e sotme ne kryeqytetin iraken, Bagdad, si pasoje e shperthimit te nje autobombe.

Lajmin e kane bere te ditur burime prane Ministrise se Brendshme irakene, sipas te cilave nga shperthimi rreth 70 persona te tjere kane mbetur te plagosur.

Burimet shtojne se bilanci i viktimave eshte ende provizor dhe rrjedhimisht mund te rendohet ne oret e mevonshme.

Dhuna ne Irak, ndonese se fundmi eshte ulur ne menyre te ndjeshme, vazhdon te jete e pranishme me atentate te pergjakshme.

Top Channel