Japoni, ne treg recipetat per vajzat beqare

14/05/2009 09:55

Marketingu nuk njeh limit ne industrine e veshjeve. Ne Japoni nje kompani e njohur ka hedhur ne treg veshje intime vetem per vajza beqare.

Veshjet shiten se bashku me nje ore, e cila do te mase kohen deri ne diten e marteses. Firma Triumph prezantoi per japonezet recipetat e vecanta me emrin “Ne kerkim te nje burri”.

Ato masin kohen deri ne momentin qe vajza njeh princin e kalter. Ne momentin qe ne mekanizem futet unaza e fejeses, ora nderpret llogaritjen e kohes dhe recipetat luajne “Marshin e dasmes”.

Statistikat ne Japoni tregojne se 57 perqind e vajzave nen 34 vjec jane beqare dhe biznese te tilla rezultojne fitimprurese.

Top Channel