Qyteti belg Gent, vegjetarian nje dite ne jave

13/05/2009 10:05

Qyteti belg Gent do te behet vendi i pare ne bote, qe te pakten nje here ne jave do te jete vegjetarian.

Duke nisur nga kjo jave do te percaktohet nje dite e vecante ku nuk do te konsumohet mish, por vetem produkte vegjetariane. Qellimi eshte te njihet impakti negativ qe kane bagetite per ambientin, pasi sipas OKB-se ato shkaktojne 1/5 e gazeve qe shkaktojne ngrohjen globale.

Zyrtaret dhe politikanet do te jene te paret qe do te heqin dore nga mishi per nje dite. Shpresohet qe kjo nisme te ndihmoje pozitivisht ambientin dhe te ule obezitetin.

Rreth 90 mije, te ashtuquajtura harta te rrugeve vegjetariane, jane printuar per te ndihmuar njerezit te gjejne vendet ku hahen ushqime vegjetariane.

Top Channel