Belgjike, regjistrohet rasti i pare i gripit A

13/05/2009 21:10

Ne Belgjike eshte regjistruar sot rasti i pare i prekjes se njeriut nga gripi i derrave.

Lajmi eshte konfirmuar nga Ministria e Shendetesise ne Bruksel, e cila ka saktesuar se verifikimi ka dale pas disa testeve te kryera mbi disa persona qe paraqisnin simptoma te virusit te ri.

Belgjika behet keshtu vendi i 34-et ne bote me pranine e gripit A.

Sipas informacioneve te fundit te Organizates Boterore te Shendetesise, numri i te prekurve ne te gjithe boten eshte 5729 persona, nderkohe qe viktimat jane 61.

Top Channel