Filipine, arrestohet mjeku pedofil i OBSH-se

12/05/2009 13:35

Nje mjek australian i Organizates Boterore te Shendetesise eshte arrestuar ne Filipine, pasi dyshohet te kete abuzuar me nje femije 12-vjecar.

Lajmin e ka bere te ditur policia, sipas se ciles, 47-vjecari eshte zbuluar nudo bashke me nje te mitur ne nje makine ne Makati, distriktin financiar te kryeqytetit Manila. OBSH ka konfirmuar se mjeku punon per zyren rajonale te organizates.

Edhe nje shtetas filipinas u ndalua me mjekun, sepse ishte ndermjetes mes tij dhe femijes. Deri ne vitin 2006 ne Filipine pedofilia denohej me vdekje. Tani mjeku rrezikon burgun e perjetshem, qe eshte denimi maksimal per nje krim te tille.

Top Channel