Talebanet kercenojne Papen: Jo, konvertimit

07/05/2009 11:15

Talebanet paralajmerojne Papen te ndale perpjekjet per ndryshimin e besimit ne Afganistan, duke e kercenuar se ne te kundert do te perballet me pasoje te renda.

Paralajmerimi eshte bere ne nje faqe te afert me talebanet ne internet, alemarah1.org. Ne komunikate ekstremistet islamike ftojne myslimanet afgane t’u rezistojne tentativave per konvertim, pas imazheve te transmetuara nga Al Xhazira, ku shfaqen ushtare amerikane me bibla te perkthyera ne gjuhen vendase.

“Talebanet kerkojne qe Ati i Shenjte te impenjohet per te ndaluar marrezite dhe veprimet e papergjegjshme, qe shqetesojne ndenjat e myslimaneve, ne te kunder reagimi do te jete i ashper”, thuhet ne deklarate. Talebanet ftojne muxhahedinet, mesuesit dhe rrethet fetare te kontrollojne aktivitetet e amerikaneve dhe te mos lejojne askend te beje paralelizem me fete e ndaluara.

Pas transmetimit te pamjeve nga Al Xhazira, ku ushtaret amerikane ne Bagram shfaqeshin me bibla, ushtria amerikane tha se trupat e saj e kane te ndaluar cdo aktivitet qe synon nderrimin e feve, ndersa biblat jane konfiskuar dhe shkaterruar. Nderhyrja me qellim ndryshimin e fese ndaj myslimaneve konsiderohet krim ne Afganistan dhe vende te tjera islamike.

Top Channel