Natyra s’ben dallime, ne Univers mbijeton me i “forti”

30/04/2009 19:50

Gjate kerkimit te panderprere qe bejne ne qiell, shkencaretet shpesh here arrijne edhe ne zbulime jo shume te pelqyeshme.

I tille eshte nje zbulim i bere kohet e fundit nga astrofizikantet e Universitetit te Arizona-s, te cilet kane hedhur drite mbi nje tjeter ligj te Universit, rreth te cilit kishim shume pak te dhena. Duke studiuar ne nje sistem te larget diellor, ata kane vene re se nje planet eshte ne gjendje te “gelltise” nje planet tjeter afer tij.

Keshtu, planeti i quajtur Corot-7b shume shpejt do behet pre e nje tjeter planeti me te madh qe ndodhet rreth 150 milione km larg tij. Por zbulimet rreth kesaj “mode” nuk perfundojne ketu, pasi Helmut Lammer nga Akademia e Shkencave ne Graz te Austrise ka zbuluar dicka te ngjashme.

Duke studiuar planetin WASP-12b, ai ka vene re se me kalimin e kohes, planeti eshte “dobesuar” me 25 % gjate 2 miliarde viteve te ekzistences se tij. Ky zbulim verteton “ligjin e xhungles” qe ekziston edhe ne planetin Tone, ku me i forti e ha me te dobetin, cka do te thote se natyra nuk ben dallime.

 

Top Channel