Kriza prek Microsoft, bien shitjet pas 23 vjetesh

24/04/2009 08:30

Kriza perfshin edhe gjigantin amerikan te prodhimit te programeve te kompjuterave, Microsoft. Kompania ka njoftuar renien e pare te shitjeve, qe prej 23 vjetesh.

Shitja e produkteve gjate tremujorit te pare te ketij viti ka rene me 6 perqind, krahasuar me vitin e kaluar, ndersa fitimi u reduktua me 30 perqind. Shumicen e te ardhurave Microsoft e siguron nga shitja e sistemit Windows dhe te software Office.

Shitja e kompjuterave ka pesuar renie dhe sipas njerit prej drejtuesve financiare te kompanise, kjo situate do te vazhdoje te pakten edhe per nje tjeter tremujor. Microsoft, qe u be kompani publike ne 1986, po gjen rruge per uljen e shpenzimeve. Ne janar ajo lajmeroi se do te shkurtoje 5 mije vende pune ne 18 muajt e ardhshem.

Por rivali kryesor i Microsoft, kompania Apple, ka njoftuar se niveli i shitjes se produkteve te saj ishte rritur, pavaresisht nga kriza.

Top Channel