Chavez i dhuron Obames nje ishull

22/04/2009 14:10

Presidenti i Venezueles, Hugo Chavez ka vendosur t’i dhuroje nje ishull homologut amerikan Barack Obama. Oferta eshte bere gjate takimit te Amerikave, qe perfundoi te dielen ne Trinidat, kur Chavez i dhuroi Obames edhe nje liber, qe u kthye ne bestseller.

Presidenti do t’ia dhuroje ishullin Petty, qe ndodhet perballe Filadelfias, shtetit te Nju Xhersit. Ai ka nje siperfaqe prej 214 hektaresh dhe qe prej vitit 1982 eshte prone private e Citgo,filialit te kolosit shteteror te naftes ne Venezuele.

Ai nuk perdoret qe prej vitit 2001 dhe synimi ishte qe te kthehej ne nje strehe per kafshet, per shkak te diversitetit te flores dhe faunes. Ne ishull gjenden impiante naftembajtese me vlere 19,7 milione dollare.

Dhurata vjen ne linje me politiken e permiresimit te marredhenieve mes SHBA-se dhe Venezueles.

Top Channel