Mbyllet greva e ish-pjesetareve te UCK-se

17/04/2009 13:05

Ish-pjesetaret e UCK-se, i kane dhene fund protestes se tyre katerditore perpara nderteses se qeverise. Vendimi u mor pas nje marreveshjeje te arritur me qeverine e Kosoves, se kerkesat e tyre do te realizohen deri ne muajin korrik.

Kryetari i Keshillit per mbrojtjen e te drejtave te ish-luftetareve te UCK-se, Xhevdet Qeriqi, deklaroi se mbreme vone pati nje bisede telefonike me kryeministrin Thaci, qe ndodhej ne Lubjane dhe se ishte arritur nje akord per te gjitha kerkesat.

“Nese kjo nuk do te ndodhe deri ne korrik, do te ndermarrim kerkesa me radikale”, tha Qeriqi. Kerkesat e veteraneve dhe invalideve te luftes ishin rritja e pensioneve per familjet e deshmoreve dhe invalideve te luftes, si dhe punesimi i veteraneve, ose marrja e perkrahjes sociale.

Top Channel