324 milione dollare ndihma per Haitin

15/04/2009 12:30

Shume vende dhe institucione nderkombetare kane rene dakord per te akorduar 324 milione dollare ndihma per Haitin. Shuma eshte komunikuar nga Banka nderamerikane per Zhvillim.

Haiti do te perfitoje 57 milione dollare nga SHBA dhe 20 milione nga Banka Boterore. Fondet jane premtuar ne nje konference ne Uashington, ku eshte diskutuar per ndihmat, qe do te perdoren per rindertim.

Ne vitin 2008 Haiti u godit nga 4 uragane dhe stuhi tropikale, qe shkaktuan 800 te vdekur dhe demtuan mijera shtepi. Ishulli ne Karaibe numeron 70 perqind te popullsise te papune.

Nje pjese e parave do te perdoren per programet e luftes kunder trafikut te droges.

Top Channel