OKB, sot diskutohet per raketen e Korese se Veriut

13/04/2009 09:55

Ceshtja e leshimit te nje rakete me rreze te gjate veprimi nga Koreja e Veriut, eshte rikthyer ne qender te takimit te Keshillit te Sigurimit te OKB-se.

Sot pritet te miratohet nje deklarate, qe do te denoje leshimin e raketes nga Pheniani. Anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit dhe Japonia kane rene dakord per projektdeklaraten, qe denon veprimin e Korese veriore, qe perfshin edhe sanksione ndaj kompanive te vendit.

Vendi ka shkelur Rezoluten 1718 te Keshillit te Sigurimit, e cila u miratua ne vitin 2006 pas provave berthamore te Korese Veriore.

Top Channel