Termeti, rritet bilanci i viktimave

09/04/2009 13:30

Nje tjeter viktime i shtohet listes se 278 personave qe humben jeten nga termeti i forte qe goditi Abruzzo-n e Italise oret e para te mengjesit te se henes.

Forcat zjarrfikese kane mundur te nxjerrin nga rrenojat trupi e nje tjeter studenti, i cili bashke me 6 te rinj te tjere ndodhej ne ndertesen e konviktit, ne momentin kur toka u lekund fuqishem.

Numri i viktimave duket sikur nuk do te mbaroje edhe pse pak ore na ndajne nga funerali shteteror i se premtes.

Nderkohe ne Aquila ndodhet edhe presidenti i Republikes, Giorgio Napolitano, i cili neser do te marre pjese ne ceremonite funebre.

Kreu i shtetit theksoi se te prekurit nga kjo tragjedi do te ndihmohen ne maksimum per t’iu rikthyer serish jetes normale.

Top Channel