Koreja e Veriut, rikonfirmohet pushteti i Kim Jong-il

09/04/2009 09:40

Presidenti koreano-verior Kim Jong-il eshte rikonfirmuar ne postin e kreut te Komisionit Kombetar te Mbrojtjes, me i rendesishmi ne vend, duke treguar edhe njehere se eshte lider absolut.

Rizgjedhja e tij ne kete pozicion ndodh disa dite pas leshimit te nje rakete nga koreano-verioret, qe u kritikua shume nga OKB. Sipas analisteve, kjo levizje do ta ndihmoje Kim Jong-il te cimentoje pushtetin, pavaresisht nje goditjeje ne tru, qe ai pesoi ne muajin gusht.

Duke u rizgjedhur ne kete post, presidenti ka ne kontroll 1,2 milione pjesetare te forcave te armatosura.

Top Channel