Taivan, shpiket aparati qe zbulon termetin

06/04/2009 20:55

Nje ekip kerkuesish nga National Taiwan University ka shpikur nje aparature ne gjendje te lajmeroje mberritjen e termetit 30 minuta para.

Pas 5 vitesh pune dhe studime intensive, kreu i projektit Wu Yih-min ka njoftuar perfundimin e aparatit, duke theksuar se ky eshte me i sakti i prodhuar deri tani. Sipas shkencetarit, aparati metalik eshte ne gjendje te percaktoje shpejtesine e nje lekundjeje dhe fuqine e saj.

“30 minuta jane te mjaftueshme per te boshatisur ndertesat zyrtare si shkollat e zyrat dhe do njoftoje drejtuesit e trenave per te ulur shpejtesine. Tashme ajo qe duhet te bejme eshte qe ta lidhim kete aparat me sistemet e alarmit”, thote Kuo Kai-wen, drejtor i “Central Weather Bureau” ne Tajvan.

Top Channel