Abruzzo, mes viktimave edhe shqiptare

06/04/2009 22:40

Ambasada shqiptare ne Itali ka njoftuar se nje prej viktimave te termetit qe ka rene naten e sotme ne Abruzzo, eshte 4 vjecari shqiptar Elsajed Boshti.

Trupi i pajete i vogelushit eshte identifikuar nga i ati ne Paganika. Nderkohe midis viktimave jane edhe kater shqiptare te Maqedonise.

Sipas informacioneve te ambasades se Maqedonise ne Rome, personat qe kane humbur jeten jane 44 vjecari Refik Asani, 13 vjecarja Valbona Osmani, 11 vjecarja Alejna Ajrubi dhe 41 vjecarja Nurie Abdia.

Nderkohe numri i pergjithshem i personave te pajete ka arritur ne 150 dhe numrohen mbi 1500 te plagosur.

Sipas autoriteteve, demet deri ne keto momente kane arritur vleren e 1.3 miliarde eurove, nje shifer qe pritet te rritet.

Top Channel