Hiroshima dhe Nagasaki, vetem nje i mbijetuar

26/03/2009 10:45

Nje 93-vjecar japonez eshte i mbijetuari i vetem zyrtar i dy bombave atomike, qe njihet nga autoritetet japoneze.

Ne 6 gushtin e vitit 1945, kur rane bombat ne Nagasaki dhe Hiroshima, ai ndodhej ne nje udhetim biznesi ne Japoni. Nga shperthimi i pare ne Hiroshima pesoi djegie te renda, por dy dite me pas u gjend ne Nagasaki, ku fatmiresisht mbijetoi.

Tsutomu Yamaguchi deklaroi se qe pas kesaj pervoje, ai u shnderrua ne nje mesazher te paqes per brezat e rinj. “Tani u tregoj te rinjve historine time, qe te kujtohet edhe pas vdekjes”, ka thene ai.

Nga bomba ne Hiroshima gjeten vdekjen 140.000 njerez, ndersa 70.000 nga shperthimi ne Nagasaki. Te mbijetuarit vuajten prej vitesh pasojat e rrezatimit, disa prej te cilave shume te renda.

Ata kane mundur te kryejne falas analizat mjekesore dhe kontrollet ne spitale, ndersa u jane mbuluar edhe shpenzimet e funeraleve.

Top Channel