Greqi, parashikimi i BE: Nje milion te papune

22/03/2009 21:05

Nje parashikim shok per papunesine ne Greqi ka bere sot Komisioni Europian.Sipas specialisteve ne Bruksel, ne Greqi numri i te papuneve do te arrije dhe tejkaloje madje shifren prej 1.000.000 personash qe do te ngelen ne rruge pa asnje te ardhur.

Duke vezhguar se papunesia ne muajin dhjetor kishte mberritur ne 8.9%, sipas parashikimeve te reja, kjo shifer do te shkoje brenda disa muajve ne 10.5%.

Parashikimi i zymte i Brukselit theksonmadje se te dhenat qe publikon qeveria greke nuk jane te sakta dhe pervec kesaj shton se ekonomia greke do te shenoje renie ne muajt e ardhshem per shkak te krizes ekonomike mbare boterore. Sektoret qe do te preken me teper jane ai i ndertimit dhe i turizmit, sektore ku edhe punojne nje numer i madh emigrantesh shqiptare.

Dje nga kryeqyteti belg kryeministri Karamanlis shpalli nje sere masash per perballimin e situates si shkurtimi i shpenzimeve qeveritare ne masen 10%, ngrirja e rrogave te nenpunesve te sektorit shteteror, si dhe takse me e madhe per personat me te ardhura te larta.

Pervec ketyre masave qe kane ngjallur reagime te gjera ne popullin grek, kritika te ashpra ka pasur edhe per deklaraten e numrit nje te qeverise sipas te cilit biznesmenet greke, sidomos ne Greqine e Veriut mund te gjejne menyra te reja punesimi.

Sic vihet re javet e fundit shume biznesmene greke duke perfituar nga kriza ekonomike detyrojne te punesuarit, te pranojne te punojne 3 ose 4 dite ne jave ose i mbajne ne dispozicion ata per dy ose tre muaj, pa te drejte rroge derisa te kaloje periudha e krizes.

Top Channel