FMN: Ekonomia globale, ne recesionin e madh

10/03/2009 09:55

Ekonomia boterore po hyn ne ate qe quhet recesioni i madh, paralajmeron FMN. Per here te pare qe nga fundi i Luftes se Dyte do te shenohet renie e Prodhimit te Brendshem Bruto ne nivel global.

Lajmin e ka bere te ditur drejtori i pergjithshem i FMN-se, Dominique Strauss-Kahn, gjate nje fjalimi ne Dar es Salaam te Tanzanise. Aty jane mbledhur ministrat e Financave dhe guvernatoret e bankave qendrore te 53 vendeve afrikane, per gjetjen e strategjise antikrize per kontinentin.

“Bota ka hyre ne recesion”, ka thene Strauss-Kahn. Sipas tij, FMN pret qe rritja ekonomike te zvogelohet nen zero kete vit, c’ka perben edhe situaten me te veshtire. “Perkeqesimi i situates financiare globale, e kombinuar me renien e konsumeve dhe te besimit tek ndermarrjet, kane ulur kerkesen globale.

FMN paralajmeron edhe se bankat rrezikojne te perballen me humbje te tjera, pasi nuk jane zbuluar ende te gjitha aktivitetet qe ndodhen ne rrezik. Shume vende, mes te cilave ato anetare te BE-se, kane kerkuar dyfishimin e fondit te FMN-se per krizen, duke e rritur nga 250 me 500 miliarde dollare.

Top Channel