Spanja lejon hyrjen e tranvestiteve ne ushtri

06/03/2009 12:25

Spanja i ka hapur rrugen perfshirjes se tranvestiteve ne ushtri. Ne gadishullin Iberik ka hyre ne fuqi nje ligj qe lejon hyrjen ne Forcat e Armatosura edhe te personave qe nuk e kane organin gjenital mashkullor.

Urdhri ministror mban firmen e zv/kryeministres Maria Teresa Fernandez de la Vega dhe modifikon ligjin, qe kishte hyre ne fuqi ne vitin 1989 dhe refuzonte kerkesat e tranvestiteve. Ministria e Mbrojtjes deklaroi vitin e kaluar se kishte ne plan te modifikonte ligjin per te evituar diskriminimet.

Thuhet se ne Forcat e Armatosura spanjolle ben pjese edhe nje tranvestit grua, qe sipas burimeve ushtarake nuk ka pesuar diskriminim dhe ka marre pjese edhe ne misione.

Top Channel