Presidenti Sejdiu, kryeministri Thaci dhe kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, bene sot homazhe ne Kompleksin Memorial te Prekazit, si dhe vizituan familjen e komandantit Adem Jashari.

“Kujtojme komandantin dhe gjithe familjen Jashari, qe kane qene shembull i vecante i sakrifices dhe i rezistences se shqiptareve per liri dhe pavaresi”, theksoi Sejdiu pas homazheve.

“Kjo eshte dite e kujtimit per te gjithe, dite qe na ben krenare dhe dite qe para botes liridashese mbetet nga shembujt me unikal te sakrifices dhe veteflijimit te nje populli”, tha presidenti.

Top Channel