Raketa palestineze ne Izrael, deme materiale

02/03/2009 10:10

Vazhdon leshimi i raketave palestineze nga Gaza drejt territorit izraelit. Gjashte raketa kane rene gjate nates ne qytetin Sderot ne Negev, duke shkaktuar deme ne dy ndertesa. Nuk ka viktima ne njerez.

Ndersa ne Ashkelon ne veri te Izraelit, shkollat vazhdojne te jene te mbyllura, pasi dy dite me pare nje rakete ra ne oborrin e njeres prej tyre.

Pervec tensioneve mes dy paleve, pikat doganore mes Izraelit dhe Gazes edhe sot kane qene pjeserisht te hapura.

Top Channel